Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Komandanti i KFOR’it takon Muhaxherin, diskutohet situata e sigurisë dhe çështjet lokale

Gazeta10
03 September 2026 - 18:05

Komandanti i komandës rajonale Perëndim, të KFOR’it, Giuseppe De Blasi, sot është pritur në takim nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në njoftim shtohet se, diskutimet janë përqendruar në situatën e sigurisë dhe çështjet lokale.

Postimi:

Komandanti i Komandës Rajonale-Perëndim (RC-W) të KFOR-it, koloneli Giuseppe De Blasi, u takua me kryetarin e Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, në objektin e Komunës së Pejës, në kuadër të angazhimit të rregullt të KFOR-it me liderët lokalë.

Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet lokale. Koloneli De Blasi rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet lokale, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe transparente.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si institucione që reagojnë ndaj çështjeve të sigurisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.