
Qendrës Klinike Universitare të Kosovës i janë shtuar 4 infektologë të rinj.
Mjekët e rinj që i janë bashkuar Klinikës Infektive, punën e kishin fituar në mars të këtij viti, megjithatë ushtrimin e saj e kanë nisur vetëm në këtë muaj.
QKUK kishte thënë në atë kohë se konkursi publik ishte me karakter vjetor, prandaj stafi i përzgjedhur do të fillojë punën me mundësitë buxhetore të vitit 2026.
Për fillimin e punës së tyre njoftoi Artë Maliqi, një nga të pranuarat nga ky konkurs, duke thënë se punën po e nisin me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Sot nis një kapitull i ri profesional, me shumë përkushtim dhe përgjegjësi si specialiste e Sëmundjeve Ngjitëse-Infektive pranë Qendrës klinike universitare të Kosovës”, ka shkruar ajo.