Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kritikat ndaj Abdixhikut, Guri-Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete, kryetari të radhiti lart në listë

Gazeta10
03 September 2026 - 16:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i ka reaguar deputetes tjetër të kësaj partie, Janina Ymerit, pas kritikave që kjo e fundit i ka adresuar ndaj të parit të LDK’së, Lumir Abdixhikut.

Guri, e ka vlerësuar këtë si ‘’ironi’’, duke shtruar pyetjen se kush ia ka hapur derën Ymerit për t’u bërë deputete.

‘‘Po e tregoj një episod personal. Para zgjedhjeve të dhjetorit, si deputet i legjislaturës së 9-të, i kërkova kryetarit Abdixhiku që të më radhiste në njëzetshen e parë të listës së LDK-së. Përgjigjja e tij ishte: “Paris, nuk mundem, sepse Janina po kërkon të jetë në top 20.” Dhe nuk mundem tre nga i njejti qytet të jenë në 20she. Unë isha deputet i zgjedhur. Ndër deputët më të sulmuar e të linquar nga pushteti, ndërkohë Janina vinte nga dega e Ferizajt me 123 vota. Megjithatë, kryetari vendosi t’i jepte asaj hapësirë dhe besim politik. E vendosi në listë, e radhiti lart dhe i dha mundësinë që sot të jetë aty ku është’’, ka shkruar Guri mes tjerash.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.