
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar reagimet lidhur me kandidatin e përbashkët të VV-së dhe LDK-së, Bekim Sejdiun.
I ftuar në emisionin “Gazeta”, Rexhaj tha se kundërshtimet ndaj kandidaturës së Sejdiut nuk lidhen me figurën e tij, por me kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.
“Askush prej tyre nuk e konteston figurën e Bekim Sejdiut. Problemin e kanë tek Albin Kurti. E nëse e ke problemin tek Kurti, pse ke qenë pro një diskutimi politik me VV-në?”, tha Rexhaj.