
Trajneri i xhudos Driton Kuka përmes një njoftimi në Facebook ka treguar se së bashku më Majlinda Kelmendin sot i përfunduan vizitat e krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.
Kuka tregon se me krerët e UÇK-së biseduan për ngjarje historike të popullit tonë dhe për sfidat në sport tani dhe në të kaluarën.
Ai shton se UÇK-ja do të dal e pafajshme në këtë proces gjyqësor.
“Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre”, tha ai./Gazeta10