Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Kundër Sali Berishës, Luizi në mbështetje të kandidatit të PS-së për kryetar të Shkodrës (Video)

Gazeta10
10 May 2023 - 20:50

Fituesi i ”BBV2”, Luiz Ejlli rrëfeu pak kohë më parë rrugëtimin e jetës së tij.

Mes momenteve pikante dhe të vështira, Ejlli u ndal tek Benet Beci, ish-kreu i KESH që sot garon për Bashkinë e Shkodrës. Për publikun, Luizi tha se është habitur nga mbështetja që ka marrë dikur nga Beci, vetëm e vetëm pse ishte shkodran. E kishte ndihmuar si njeri, si prind, pa interes, por veçse duke parë se ai kishte nevojë familjare.

Ndërkohë vetë Luizi ka publikuar sot një foto me Becin në Instagramin e tij dhe me pas ai ka marrë pjesë në një takim me të rinjë shkodranë, ku ishte edhe Benet Beci. Në video, Luizi i famshëm, dëgjohet kur thotë se “Beneti e ka fitue Shkodrën dhe prisni punët e mira të tij”.

Duke qenë shumë popullor, Luizi, ka forcën e emrit të tij, emër të cilin e ka krijuar vetë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.