
Pas raportimeve se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Drenasit, ka një muaj që postin e ushtruesit të detyrës së koordinatorit të cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve po e mban një infermier, 31 mjekë familjarë qe kanë kundërshtuar emërimin e tij, po ndjehen të shantazhuar.
Pas raportimit të KlanKosovës se të njëjtit kanë dorëzuar një peticion, Drejtori i QKMF-së u ka dërguar një letër te njëjtëve.
Në letrën që ka siguruar Gazeta10, shihet se drejtori Ismet Bogiqi u ka kërkuar atyre që me 10 nëntor të arsyetojnë juridikisht peticionin që kanë nënshkruar.
E, me këtë kërkesë te drejtorit, mjekët po ndjehen të shantazhuar.
Infermieri, në postin e koordinatorit të cilesisë erdhi me emërim e jo nga konkursi i cili u anulua nga drejtuesi i QKMF-së, Ismet Bogiqi.
Bogiqi kishte thënë se asnjëri nga kandidatët nuk e kishte kaluar testin, andaj edhe ishte munduar të arsyetoj emërimin e infermierit në këtë pozitë. /Gazeta10
