
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK)kanë zbarkuar në fushën e gjelbër për t’i matur forcat në futboll në kuadër të PolitikOFF.
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka pranuar se shumë pak merr vesh për futbollin.
Ai ka thënë se ka ardhur të luajë për hatër të kolegëve.
“Ku të më qesin jam, jam i përgatitur. Unë as nuk e marr vesh futbollin, por hatri i kolegëve. Futboll kam luajtur si fëmijë. Nuk e kam marak, nuk e kuptoj”, është shprehur Berisha. /GAZETA10/