
Këngëtarja Miranda Hashani në emisionin Vera 10 ka ndarë disa histori nga jeta e saj private, raporton Gazeta10.
Ajo tregon se kur i ka lindur dy djemtë ka menduar edhe të heqë dorë nga muzika.
“Në momentin kur kanë ardhë në jetë dy fëmijët e mi më besoni gjithëçka ka ndryshuar, kam menduar edhe karrierën ta lë dhe mos të merrem më me muzikë, por është Mentori ai që më ka kthy prapë, ndërsa me dasma nuk jam marrë gati tri vite”, tha ajo në Vera 10.
Këngëtarja Hashani shton se kur ka qenë fëmijë askush se ka menduar se ajo të zgjedhte muzikën pasi familja e saj janë të gjithë sportistë./Gazeta10