
Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vetmja parti që ende nuk e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, ndonëse ajo tashmë është dorëzuar në KQZ.
Lidhur me këtë çështje ka folur ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka mbrojtur qëndrimin e kryetarit të partisë, Bedri Hamza, për mos publikimin e listës.
Musliu për Gazeta10, tha se publikimi i listës është e drejtë ekskluzive e kryetarit të partisë dhe se lista është dorëzuar në afatin e përcaktuar në KQZ.
“Vetne Bedri Hamzën, unë e kom përkrah, e kom votu, është e drejtë e kryetarit edhe mos me publiku listën e kandidatëve për deputet nga PDK-ja, ai e ka dorëzu listën në KQZ në bazë të afatit, me dashtë derisa t’ia nis fushata nuk e publikon”, tha ajo./Gazeta10