Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Kur s’punon asgjë, del rrugëve bën video” – Rukiqi i reagon ministres Haxhiu për videomesazhin

Gazeta10
24 Gusht 2023 - 19:14

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi ka reaguar në Facebook në lidhje me videoadresimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ai ju drejtohet ministres duke i thënë se kur ke kohë dhe nuk punon asgjë, del rrugëve dhe bën video, raporton Gazeta10.

“Kur ke kohe dhe nuk punon asgje, kur ke deshtime kolosale ne secilen fushe, kur te shperfaqet korrupsioni ne te gjitha anet, del rrugeve, ben video, krijon dhe sulmon armiq fiktiv, kercenon dhe linçon mediat, shoqerine civile, bizneset, prokuroret, gjyqtaret dhe opoziten”, shkroi ai.

Rukiqi këto sulmet ndaj Prokurisë nga ana e Qeverisë së Kosovës i quajti “të paprecedenta për demokracinë” por “shumë të lakmëueshme për shtetet totalitare”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.