
Sipas Sami Kurteshit nga partia në pushtet, themelimi i Asociacionit nuk është kërkesë e Amerikës e as Evropës, por e Beogradit, në këtë rast e palës negociatore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kurteshi ka insistuar se zbatimi i marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, zanafillën e ka në Beograd, kjo pasi sic tha ai nuk ka asnjë element që ShBA-të të bëjnë një kërkesë të tillë.
Ai ka kritikuar edhe Bashkimin Evropian që sipas tij, ka zgjedhur për të ndërmjetësuar në dialog, dy diplomat të cilët vijnë nga dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
‘Më falni, çka i duhet Amerikës Asociacioni i komunave me shumicë serbe, masi po vika nga Amerika. Cila është kërkesa? Kërkesa është e ndërmjetësit. Ndërmjetësuesit pajtohen me atë cfarë kërkojnë palët. Unë nuk shoh asnjë element që kjo është kërkesë e Amerikës për Asociacionin. As e Evropës nuk është. Ashtu sic bëjnë palët presion, argumentet që pranohen, ata i bartin. Ka palë ndërmjetësuese por, që s’janë neutral. Ky është paradoksi tjetër. Edhe BE-ja që nuk e njeh Kosovën si subjekt të drejtës ndërkombëtare, i ka caktuar dy ndërmjetës, dy persona që i takojnë dy shteteve që nuk e njohin Kosovën. Kjo është e dëmshme”, tha tutje Kurteshi në Prime Time./Gazeta10