
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në Zyrën e Kryeministrit një delegacion prej 11 anëtarësh nga nëntë shtete të ndryshme, të Komisionit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Përmes një postimi, Kurti ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik i vendit, duke e cilësuar atë si të rëndësishëm për paqen e qëndrueshme dhe sigurinë afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.
Sipas Kurtit, gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin dhe hapat e ardhshëm, përparimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Një tjetër temë e diskutimit ishte ngritja e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aftësimi profesional i pjesëtarëve të saj, në përputhje me politikat dhe standardet e NATO-s.
Kurti ka ritheksuar rëndësinë që ka integrimi euroatlantik për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Postimi i plotë: