Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Pas kryeprokurores, KPK-ja suspendon edhe prokuroren e rastit të Arlinda Zekajt

Gazeta10
29 October 2026 - 14:05

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila ishte marrë me rastin e Arlinda Zekajt.

Vendimet u morën të enjten, në takimin e jashtëzakonshëm të KPK-së, pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.

Vuçetaj u suspendua me shtatë vota për. Po ashtu, KPK-ja themeloi panel hetimor ndaj saj, pasi do të iniciohet procedurë disiplinore.

Në të njëjtin takim, Këshilli vendosi të suspendonte edhe prokuroren Nallbani-Gacaferri dhe të niste procedurë disiplinore ndaj saj.

Për të dyja prokuroret janë themeluar panelet hetimore.

Nallbani-Gacaferri ishte prokurorja e rastit të Arlinda Zekajt, e cila ishte njëherësh edhe koordinatore për rastet e dhunës në familje.

Vendimet për suspendimin e dy prokuroreve vijnë pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor, pasi ajo kishte bërë kërkesa të njëpasnjëshme për mbrojtje nga shteti, ndërsa po luftonte për kujdestarinë e djalit të saj.

Vrasja e Arlinda Zekajt, suspendohet Kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.