Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Valbona Haxhosaj caktohet ushtruese e detyrës së Kryeprokurores në Pejë

Gazeta10
29 October 2026 - 14:20

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka caktuar prokuroren Valbona Haxhosaj në pozitën e ushtrueses së detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Betimi për Drejtësi” raporton se vendimi erdhi pasi KPK-ja në këtë takim ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare Kryeprokuroren e deritanishme të kësaj Prokurorie, Lumturije Vuçetajn.

Vuçetaj u suspendua pas gjetjeve të raportit që janë paraqitur në kërkesën për fillim të hetimit disiplinor nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.