Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti bisedon me kryeministrin e Spanjës edhe pse kjo e fundit ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
15 October 2022 - 10:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Gjermani ku po merr pjesë në kongresin e partive social-demokrate. Përveç takimit që ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kreu i Qeverisë së Kosovës është takuar dje edhe me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

Fotografinë për takimin me Sanchez, Kurti e ka publikuar në albumin me fotografi nga ngjarja e të premtes ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Spanja është një prej shteteve që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, derisa së fundi i është bashkuar Francës sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, siç është raportuar, për ndërlidhjen e lbieralizimit të vizave të Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.

Përveç Spanjës, edhe Suedia, Belgjika e Holanda kanë të njëjtin qëndrim sikurse Parisi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.