Gazeta10

Kurti: Bizneset e vogla e të mesme në fokus të qeverisjes sonë

Bizneset e vogla e të mesme janë në fokus të qeverisë sepse ato janë që e bartin barrën e punësimit më të madh në Republikën e Kosovës në sektorin privat. Kështu ka theksuar kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës së radhës që po i bën bizneseve vendore.

I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i pari i ekzekutivit të Republikës qëndroi në Llapllasellë të Komunës së Graçanicës.

“Kanë filluar me biznes para gjashtë vjetëve, dy vitet e para tregti dhe mandej e kanë kaluar në prodhimin e letrave pastruese higjienike meqë rast gjithë prodhimin e tyre arrijnë që ta prodhojnë në treg dhe ta shesin. I kanë 24 punëtorë që punojnë në dy ndërrime ndërkaq makineria është me teknologji nga Turqia, Italia e Greqia”, theksoi Kurti duke bërë të ditur po ashtu se kjo fabrikë është edhe përfituese e masës 2.1, pra subvencionim i kredisë investuese në shumën e gjithëmbarshme prej 450 mijë eurove.

Kryeministri shprehu falënderim ndaj pronarit Burim Karaqica për mikpritjen por gjithashtu edhe për shpjegimin e procesit të prodhimit dhe për gatishmërinë e tij që ta rris prodhimin e vetë që i ndihmon edhe atij vetë si ndërmarrës por natyrisht edhe ekonomisë së Kosovës nëpërmjet tatimeve që ia bën këtij biznesi shteti dhe e rrit buxhetin, por siç veçoi ai, gjithashtu edhe nëpërmjet rritjes së punësimit që e zvogëlon barrën sociale për shtetin tonë.

Ndërkaq, ministri Murati tha se Qeveria është e përkushtuar t’i mbështesë bizneset prodhuese dhe kjo ka qenë edhe qëllimi i masës 2.1. nga e cila ky biznes ka përfituar në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Ai shtoi se për të ishte kënaqësi të dëgjojë se i gjithë prodhimi i këtij biznesi plasohet në treg dhe se vetëm është çështje e kapacitetit prodhues për të filluar eksporti sepse kërkesa veçse ekziston.

NË FOKUS

IMG_9162
Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në një motel në Ferizaj (Foto)
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
IMG_9159
Gjendet në Hamburg nga policia gjermane vajza e mërgimtarit kosovar
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
Screenshot 2024-02-15 231958
Të shtënat tek ‘Bregu i Diellit’- Zbulohen se kush janë dy personat që u plagosën dhe të dyshuarit e arrestuar për këtë plagosje
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat
visarii
I dyshuar për vrasjen qe tronditi Norvegjinë - Kush është Visar Avdyli qe u arrestua nga policia e Kosovës?