
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie, i ka paralajmëruar deputetët e tij për përkushimin ndaj partisë dhe Qeverisë.
Kurti u ka thënë atyre se nëse nuk ndihmojnë Qeverinë, e nuk përkushtohen për programin e LVV-së, nuk do të jenë pjesë e listave të ardhshme. Sipas tij, ata e kanë mundësinë të shkëlqejnë, transmeton Gazeta 10.
“E keni mundësinë të shkëlqeni, por mirë nuk është shkëlqyeshëm. Por, nëse nuk përkushtoheni tash e këtu, në maksimum për programin e Lëvizjes, nëse nuk tregoni modesti në jetën e përditshme, nëse nuk e ndihmoni qeverinë, gjasat janë që deputetët që janë në mesin tonë, do të jenë ata që nuk do të jenë në listat e ardhshme”, tha ai./Gazeta10