Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti dhe Murati vizituan pensionisten më të moshuar në Kosovë, ka 113 vite jetë

Gazeta10
31 July 2023 - 22:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati, pa vizitës tek prodhuesit vendorë, sot vizituan edhe pensionisten më të moshuar në Kosovë, e cila është 113 vjeçare.

“Bashkë me kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë. E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.

Ai ka shkruar se në Mitrovicë vizituan edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili ani pse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. “Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça. Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar Murati në ‘Facebook’.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.