Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti dhe Vuçiq takohen më 14 shtator, njofton Borrell-i

Gazeta10
31 August 2023 - 18:56

Më 14 shtator do të takohen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar Përfaqësusesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një konferencë për shtyp, siç e citoi Radio Evropa e Lirë.

Emisari Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ditëve të fundit ka zhvilluar takime me Kurtin dhe Vuçiq, ku edhe ka njoftuar se kanë biseduar që gjatë muajit shtator të ketë takim të Nivelit të Lartë në Bruksel. 

I fundit takim ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq kisthe ndodhur më 2 maj në Bruksel, kur Ekipi Menaxhues përgjegjës për hartimin e një draft-Statutin e Asociacionit, e kishte shpalosur atë, derisa ishte refuzuar në plotni nga pala kosovare si “anti-kushtetuese” në mbi 60 pika të saj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.