Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Kurti e ka ankth opozitën’ – Shala: Do e çojë vendin prapë në zgjedhje

Gazeta10
11 February 2025 - 19:01

Gjendja aktuale politike sipas Azdren Shalës, anëtarit të PSD-së do e kthej vendin sërish një proces zgjedhor.

Shala në “Raport” të Kanal10 tregoi disa mundësi të cilat mund të ndodhin derisa shtoi se kryeministri aktual, Albin Kurti nuk e pranon të jetë pjesë e opozitës politike.

“Për mua janë të hapura këto lloje të skenarëve, e para më e rëndësishme, unë e shoh krizë institucionale. Ne e kemi një interpretim nga Gjykata Kushtetuese që kryeparlamentari i takon të parit në garë e jo shumicës parlamentare, kjo i bie që i takon VV-së, e këtu ka me pas zvarritje. Dikush ka me e que në Kushtetuese, ajoe zgjat minimum tre muaj. E nëse çështja shkon tek presidentja, osmani e fton Kurtin e ky nuk ka me ia qu nënshkrimet. Tashmë këta kanë më shumti pare prej krejt partive, e kanë policinë mbrapa e presidentja Osmani këtu është e pafuqishme. Unë i shoh gjashtë muaj ngërrç politik, Kurti e ka një qëllim, me e zvarrit krejt procësin e me qu deri tek zgjedhja e presidentes. Aty masandej ose bie Qeveria ose shkojmë në zgjedhje. Për mua, Kurti e ka ankth opozitarizimin e nëse Kurti shkon në opozitë e këta e bëjën një qeverisje bashkë PDK-LDK-AAK ai ka me provu me e ngjall skenarin e 2020-tës”, deklaroi ai. /Gazeta10

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.