
Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Kurti po raporton para deputetëve për zhvillimet në Ohër, raporton Gazeta10.
Kurti tha se e kaluara me Serbinë duhet të lihet pas nëse duam të integrohemi në Bashkimin Evropian.
“Sinqerisht nëse duam të fokusohemi në zhvillimin dhe integrimin evropian duhet ta lëmë pas kapitullin e vështirë me Serbinë, e ky kapitull lihet pas me normalizim të plotë, ku natyrisht është Serbia ajo e cila i nënshtrohet një sërë ndryshimeve në mënyrë që ti normalizojë marrëdhëniet me Kosovën por edhe të normalizohet ajo vet si shtet”, tha ai.
Kryeministri thotë se Serbia përfiton nga normalizimi i raporteve me Kosovën.
“Unë besoj që normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndihmon jo më pak Serbisë sesa Kosovës, përkundrazi përfiton Serbia sepse normalizohet si shtet”, tha Kurti./Gazeta10