Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti e kujton senatorin amerikan Kennedy: Mbetët model i politikave të demokracisë

Gazeta10
05 June 2023 - 14:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ai ka përkujtuar senatorin amerikan, Robert F. Kennedy, me rastin e  55-vjetorit të vrasjes së tij.

Kurti theksoi se Kennedy ka kontribuar në progresin politik e historik të SHBA-së më shumë sesa çdo politikan tjetër i brezit të tij.

‘’Sot shënojmë 55 vjetorin e vrasjes tragjike të ish prokurorit të përgjithshëm dhe senatorit amerikan Robert F. Kennedy, gjatë kandidimit të tij për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I vrarë në një moshë të re, 42 vjeç, senatori Kennedy megjithatë ka kontribuar më shumë në progresin historik të ShBA-ve sesa gati çdo politikan tjetër i brezit të tij.  Arritjet e Robert F. Kennedy, në politikën e brendshme si dhe të jashtme, mbahen mend edhe sot, më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes së tij, si model i politikave parimore në një shoqëri demokratike .‘’

Po ashtu shtoi se arritjet e tij në politikën e jashtme dhe të brendshme, mbahen mend edhe sot edhe pas gjysmë shekulli pas vdekjes së tij./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.