Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti e nis mbledhjen e Qeverisë me incidentin e Skenderajt: Sulm qyqar, veprimet e tilla s’na trembin

Gazeta10
14 Maj 2026 - 16:12

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të nisur mbledhjen e sotme tha se Qeveria e Kosovës e dënon sulmin ndaj zëvendësministrit në detyrë të Financave, Hysni Mehani, në Skenderaj.

Lëvizja Vetëvendosje më herët tha se Mehani u sulmua nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Hysni Mehani u sulmua me grushte dhe u godit në kokë me gotë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistët tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që e shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. U bëjmë thirrje institucioneve dhe organeve të rendit e drejtësisë që me urgjencë të marrin veprimet e nevojshme ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, tha Kurti.

Për rastin reagoi edhe Lushtaku, i cili mohoi se e ka sulmuar duke thënë se qytetarët kanë reaguar pasi ai e kishte quajtur “Sami Serbia”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.