
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim tashmë ministrin e dorëhequr të shëndetësisë, Rifat Latifin, dhe të cili e ka falënderuar për punën e tij, raporton Gazeta10.
Kurti ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij.
Ai ka thënë se Latifi nuk e ka vetëm dijen por edhe kontaktet ndërkombëtare që ndihmojnë avancimin e shëndetësisë së Kosovës.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”, thuhet në kumtesë.
Dje pasdite, ish-ministri në Ministrinë e Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje duke numëruar edhe arsyet e tij për këtë veprim. / Gazeta10