Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti e pret në takim Rohden, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë

Gazeta10
23 Gusht 2024 - 19:25

Kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde.

Në takim, siç njofton Kryeministria, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet dy vendeve, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm si dhe për bashkëbisedimin e ditës së sotme”, u tha në njoftimin e shkurtër për media. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.