
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, janë takuar me Komandantin e KFOR-it, Ferenc Kajári.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie, ku thuhet se takim u zotuan për angazhim dhe koordinim në mes të Qeverisë, institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.
“U ritheksua gatishmëria për komunikim, bashkërendim të veprimeve e bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në komunikatë./Gazeta10

