Gazeta10

“Kurti e Vuçiq do të bëjnë kompromise të dhimbshme” – Ish-ambasadori britanik

Ivor Roberts, ish-ambasadori britanik në Jugosllavi, Irlandë dhe Itali beson se Kosova dhe Serbia mund t’ia japin goditjen përfundimtare Vladimir Putinit, pasi në rast se arrijnë marrëveshje, ai beson se ndikimi i Rusisë në rajon mbaron dhe statusi i saj global zvogëlohet.

Në një shkrim të publikuar në gazetën e përditshme britanike, The Telegraph, Roberts shkuan se pas një çerek shekulli, ka një perspektivë reale që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të bëjnë kompromise të dhimbshme në këtë kohë të cilën ai e quan “moment të rëndësishëm historik”, përcjell Gazeta Express.

“Gjatë vitit të kaluar, SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë një përpjekje të përbashkët për t’i bindur dhe për t’i nxitur të dyja palët në marrëveshje për një zgjidhje. Ekziston një perspektivë reale që përpjekjet e tyre do të shpërblehen dhe se dy liderët, presidenti Vuçiq i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të bien dakord për kompromiset e dhimbshme dhe të vështira politikisht të nevojshme. Është një moment i rëndësishëm dhe historik”, shkruan Roberts.

Fatkeqësisht, shkruan ai, “ka njerëz në audiencë që po bëjnë zhurmë dhe po shpërqendrojnë” dhe e përmend Rusinë, e cila siç shkruan ish-ambasadori, “nuk dëshiron ta shohë arritjen e një marrëveshjeje për Kosovën”. Roli i Rusisë, siç e përshkruan Roberts, është që ta shfrytëzojë Serbinë në konfrontimin me Perëndimin, të cilin “aktualisht po e humbasin”.

“Pasi Beogradi dhe Prishtina arrijnë marrëveshje, ndikimi i Rusisë në rajon ka mbaruar dhe statusi i saj global është zvogëluar më tej. Prandaj, ne mund të presim që Rusia të krijojë provokime dhe incidente që do ta bëjnë paqen më pak të mundshme”, shkruan Roberts.

Diplomati britanik e ka lavdëruar deputeten britanike Alicia Kearns, por thotë se deklaratat e saj po kanë efekt negativ në zgjidhjen e problemeve Kosovë-Serbi.

“Ajo sigurisht ka të drejtë për mendimet e saj – por është çështje tjetër nëse pikëpamjet e saj partiake, si dikush që mban një pozicion të rëndësishëm dhe me ndikim, e shtyjnë Kurtin të besojë se ai ka mbështetje ndërkombëtare për t’i rezistuar kompromisit ose për të pritur për një marrëveshje më të mirë – dhe negociatorët e lartë më kanë thënë se ky është pikërisht efekti që kanë ndërhyrjet e saj”, shkruan Roberts.

Sipas tij, “diplomatët dhe negociatorët me përvojë do t’i kenë të gjitha faktet dhe informacionet që u nevojiten për ta ndihmuar Vuçiqin dhe Kurtin ta arrijnë një marrëveshje që ata mund ta bëjnë vetëm për konsum dhe t’ua shesin njerëzve të tyre”.

Duke marrë shembull lojën e tenisit ku “as turma dhe as arbitri nuk duhet të luajnë ndonjë rol në ndeshje”, Roberts shkruan sesi nevojitet heshtje.

“Opinioni dhe emocionet nga anash do të jenë po aq të dobishme për qëllimet e tyre sa ndërhyrja e Kremlinit. Ndërsa ata shërbejnë për ndeshjen – dhe çmimi këtu është i madh – heshtja nga audienca do të ishte e përshtatshme”.

NË FOKUS

pamjee
Pamje të rënda: Momenti kur të riun që u rrëmbye në Prishtinë, e hedhin nga vetura para Policisë
aks
Policia shpall në kërkim personat në foto, kjo është arsyeja
Vershime
Kjo zonë në Kosovë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
yllka
Ditë zie në familjen e Yllka Kuqit
poli
Pamje shqetësuese: Momenti kur i dyshuari plagosi me armë zjarri tre personat në Pejë
policii
Policja i dha fund jetës me armën e shërbimit – Arrestohet i dashuri, del mesazhi i fundit që i dërgoi 21-vjeçarja
ARTA-NITAJ
Arta Nitaj shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
Lopa-1
Pamje kur ariu sulmon bagëtinë në një fermë të Vitisë