Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti flet për raportet me Vuçiqin

Gazeta10
15 February 2023 - 22:52

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportet që mban me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke treguar se nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me të por marrëdhënie të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk janë shtete mike dhe ka theksuar se me presidentin serb, ai komunikon në gjuhën angleze, duke përmendur edhe një herë se Vuçiqi ka ndërtuar karrierën politike duke mos pranuar krimet serbe në Kosovë.

“Nuk kemi raporte që janë të pa-ndërmjetësuara nga BE. Nuk jemi shtete mike ne. Bisedojmë në anglisht. Ai e ka ndërtuar politikën dhe karrierën e tij, me mospranimin e krimeve të bëra në Kosovë. Ishte edhe ministër i Millosheviqit”, ka thënë kryeministri i Kosovës në Klan Tv, transmeton Gazeta10.

Poashtu, Kurti ka ripërsëritur edhe një herë se tashmë e ka pranuar propozimin franko-gjerman si bazë për të biseduar me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.