Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti i bindur në vendimet për veriun, Von Cramonit ia kujton rëndësinë e fillimit të punës në komuna

Gazeta10
28 May 2023 - 12:09

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot në mëngjes takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, e shoqëruar nga shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata biseduan për zhvillimet në vend, me theks procesin e dialogut në Bruksel dhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për procesin pas-zgjedhor në katër komunat në veri të vendit.

“Kryeministri rikujtoi se zgjedhjet në katër komunat në veri të vendit ishin shtyrë një herë në dhjetor dhe se tani pas mbajtjes së tyre me 23 prill, është e rëndësishme që të fillojmë sa më parë me ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët, të cilat kanë munguar që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryetarëve pararendës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për sa i përket dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Zbatimit të saj, Kuri përsëriti që duhet zbatim i shpejtë, i plotë dhe i pakushtëzuar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.