
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është duke marrë pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë, raporton Gazeta10.
Kurti gjatë kohës kur është duke u bërë pritja e pjesëmarrësve në Samitin e BE-së është duke e zhvilluar një takim me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Rikujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke e përfaqësuar Kosovën në samitin e BE-Ballkan Perëndimor./Gazeta10