
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për medie pas Mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se zbatimi i vendimit për targat do të fillojë më 1 nëntor, por që vetëm është bërë një sekuencim e shkallëzim i sanksioneve.
“Kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të sanksioneve të këtij vendimi. Më konkretisht, për tri javë, duke filluar nga 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes, dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë, sepse nuk do të mund të lejohen targa të tjera”, ka thënë Kurti./Gazeta10