
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pranimit të Raportit të Komisionit Europian për Kosovën, ka thënë se do të aplikojnë për anëtarësim në BE.
“Kemi filluar përgatitjet për të dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në BE si hap i parë, e me synim marrjen e statusit kandidat”, ka thënë ai në konferencë për medie.
Më tej, ai ka thënë se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të fituar këtë vend./Gazeta10