Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti kërkon emancipimin e djemve për të drejtat e grave

Gazeta10
14 March 2023 - 11:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtërirje të Demokracisë” ka deklaruar se nuk ka demokraci pa barazi gjinore, nuk mund të kemi barazi shoqërore pa barazi gjinore e cila përben urën e barazisë shoqërore dhe të demokracisë, raporton Gazeta10.

Sipas tij situata në Kosovë sa i përket barazisë gjinore është duke u përmirësua dhe përmirësimi është më i shpejtë se kurdo herë.

Kurti tutje ka thënë se duhet të përqendrohemi në zonat jo urbane sepse në institucione qendrore dhe në universitete ka një pjesëmarrje të konsiderueshme të grave.

“Gratë duhet ta ndihmojnë njëra tjetrën dhe po ashtu duhet të emancipohen djemtë dhe burrat, e sidomos djemtë për të drejtat e grave”, shtoi Kurti./ Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.