Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti konfirmon prezencën e Bislimit në takimin e Brukselit, urgjente çështja e të pagjeturve

Gazeta10
29 March 2023 - 11:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar prezencën e zv.Kryeministrit, Besnik Bislmi në takimin e Brukselit, i cili do të mbahet të martën e ardhshme, me 4 prill, raporton Gazeta10.

Kryeministri Kurti tutje ka thënë se në takimin e radhës në Bruksel mes Bislimit dhe Petkoviqit, do të diskutohet me urgjencë çështja e të pagjeturve në luftën e fundit në Kosovë.

Vlen të theksohet që pas takimit të fundit Kurti-Vuçiq në Ohër, një takim mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq është thirrur nga Bashkimi Evropian për datën 4 prill. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.