Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti konfirmon takimin me Lajçakun: Është vazhdimësi e telefonatës me Borell

Gazeta10
04 Korrik 2023 - 11:24

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se sot do të takohet me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ai gjithashtu ka thënë se ka pasur edhe një telefonatë të dielën me Kryediplomatin e BE’së, Josep Borrell, e cila ka zgjatur gjysmë ore.

Takimi i sotëm me Lajçak që do të mbahet pasdite, ai tha se është si vazhdimësi e bisedës me Borrell.

“Sot kam takim me Emisarin evropian për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, z.Mirosllav Lajçak. Të dielën kam pasur një telefonatë gjysmë orëshe me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep borrell. Si vazhdimësi e asaj bisede të dielën, tash e kemi këtë takim të martën pasdite”, ka thënë Kurti gjatë konferencës së sotme.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.