Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kurti: Kosova nuk është pjesë e NATO-s, por më e rëndësishmja në historinë e saj

Gazeta10
04 April 2023 - 12:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 74-të themelimit të NATO-s, ka shkruar se megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e saj.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar për historinë e kësaj organizate, si dhe ndihmën që ajo i ofroi Kosovës gjatë luftës, raporton Gazeta10.

“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë,Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai gjithashtu ka kujtuar edhe ndihmën të cilën e ka bërë NATO-ja për çlirimin e vendit tonë.

“24 vite pas luftës në Kosovë, fundi i së cilës u përshpejtua pikërisht nga NATO-ja, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë përfshirë në misione paqeruajtëse përkrah trupave amerikane. Teksa po kalon nëpër një fazë të transformimit në ushtri me aftësi komplete ndërvepruese luftarake dhe kapacitete të plota ushtarake, trupat e FSK-së po vazhdojnë të trajnohen sipas kritereve të NATO-s dhe të rriten e aftësohen për luftë moderne, krah ushtrive të vendeve të NATO-s, ku Kosova aspiron të anëtarësohet sa më parë”, ka shtuar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
17 May 2026
Uncategorized
14 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.