Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: Kriminelët do të kapen, gjykohen e dënohen, i ftoj që të dorëzohen (Video)

Gazeta10
24 Shtator 2023 - 12:33

Në konferencën për media, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje mbi situatën në veri ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

“Sot është një ditë e rëndë për vendin tonë,  nga sot policisë do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar, ashtu siç do t’i mungojë edhe familjes dhe mbarë shoqërisë sonë”,  tha Kurti.

Ai tutje tha që sulmet e grupeve të armatosura ndaj policisë po vazhdojnë akoma.

“Krimi i organizuar në mbështetje politike e financiare të Beogradit po sulmon vendon tonë”, tha Kurti.

Kurti tutje tha që kriminelët po të kapen, gjykohen dhe dënohen. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.