Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti kujton vizitën e parë të Bob Dole në Prishtinë, falënderon politikanët amerikanë që e ndihmuan Kosovën

Gazeta10
29 August 2023 - 16:35

Kryeministri Albin Kurti sot ka kujtuar vizitën e parë të senatorit të ndjerë amerikan, Robert Dole, në Prishtinë. Ai këtë e përshkroi si dita kur u lidhën nyjet e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kurti kujtoi edhe dhunën e ushtruar atë të regjimit serb ndaj qindra shqiptarëve që ishin mbledhur në sheshin e Prishtinës për ta pritur ardhjen e Dole dhe senatorëve të tjerë.

“Synimi i autoriteteve serbe ishte që duke i shpërndarë me dhunë dhe brutalitet qytetarët, rruga të mbetej bosh kur të vinin senatorët amerikanë dhe të mos shihej prej tyre entuziazmi i madh me të cilin po priteshin nga qytetarët e Kosovës”. 

Kurti tha se vizita e shtatë senatorëve sot 33 vite i ktheu dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.  

Në fund, kryeministri i falënderon të gjithë politikanët amerikanë që e ndihmuan Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.