Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Kurban Bajrami na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin

Gazeta10
06 June 2025 - 8:52

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët në festën e Kurban Bajramit.

Ai ka bërë thirrje për solidaritet, teksa ka thënë se kjo festë përkujton rëndësinë e të dhënit dhe ndarjes me njëri-tjetrin.

 

“Pranë familjes, pranë të afërmve e më të dashurve tanë, e festojmë këtë ditë duke qenë zemërgjerë e duke shtuar solidaritetin. Kjo festë na përkujton sa e rëndësishme është të japim e të ndajmë me njëri-tjetrin, në harmoni e me dashuri. Andaj ajo është gjithashtu ftesë për secilën e secilin që të angazhohet për barazinë si fill të shoqërisë, e ku begatinë dhe mirëqenien i gëzojnë të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.