
Prefekti i Kukësit, Ali Hallaci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot në vizitë ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta10.
Hallaci ka falënderuar Kurtin për homazhet e bëra tek varrezat e dëshmorëve dhe tek varri i Hasan Prishtinës.
“Me rastin e ditës së flamurit dhe të çlirimit ishte kënaqësi të prisnim vizitë Kryeministrin e Kosovës Z.Albin Kurti, ku bëmë dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve, gjithashtu nderuam me vizitë varrin e dëshmorit të atdheut Hasan Prishtina.
Tutje ai ka falendëruar Kurtin për vizitën./Gazeta10