Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti në Bukuresht – Merr pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane

Gazeta10
06 April 2024 - 15:01

Kryeminstri, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bukuresht të Rumanisë.

Ai do të merr pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhje evropiane, të cilat do të mbahen në qershor, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, kryeministri Kurti do të takohet edhe me përfaqësues e liderë të partive të ndryshme simotra.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri Kurti udhëton për në Bukuresht të Rumanisë, merr pjesë në konferencën e PES

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, ku do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.