Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pezulluar veprimet për t’i dhënë hapësirë planit franko-gjerman, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky plan është bazë e mirë për diskutim.
“Ne e kemi bërë një pezullim të veprimeve për t’i dhënë hapësirë marrëveshjes sipas propozimit europian, apo franko-gjerman, të cilën qysh në fillim ne e kemi quajtur bazë të mirë për diskutim, sepse është e bazuar mbi vlera. “, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se i takon palës europiane që në një afat sa më të shpejtë të ketë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Tani i takon sponsorizuesve të këtij plani që në një afat sa më të shpejt të arrijmë një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë ai më tej.
Ai ka thënë se ka ftuar krerët e opozitës për kosolidim duke përfshirë këtu edhe thirrisin e kësaj séance.
“Unë kam ftuar vazhdimisht krerët e partive politike për konsolidim bashkëshqyrtim duke përfshirë këtu edhe thirrësin e kësaj intepelancë”, ka shtuar më tej Kurti.
Kujtojmë se së fundmi ka pasur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e paraprirë nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, rrethana këto që e dërguan Qeverinë e Kosovës në përplasje të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.
Po ashtu, së fundmi është duke u diskutuar edhe plani franko-gjerman si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi. / Gazeta10