Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka duke folur për targat ka thënë se ato nuk i kanë konvertuar vetëm një pakicë përbrenda pakicës serbe, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se konvertimi i targave është një e drejtë e qytetarëve si dhe një detyrë e tyre njëkohësisht.
“Konvertimi i targave serbe në komuna në veri të Kosovës është e drejtë e qytetarëve të republikës por njëkohësisht është edhe obligim”, ka thënë ai.
Më tej, ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për ndonjë shumicë serbe që nuk i ka konvertuar ato por për pakicën e pakicës.
“Është një pakicë përbrenda pakicës serbe që nuk i ka konvertu, le të mos e krijojmë përshtypjen që bëhet fjalë për shumicën e pakicës po për pakicën e pakicës”, ka shtuar ai më tej.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar në këtë interpelancë që të përgjigjet për zhvillimet e fundit në vend.
Kujtojmë se së fundmi ka pasur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për targat e paraprirë nga tërheqja e serbëve nga institucionet e Kosovës, rrethana këto që e dërguan Qeverinë e Kosovës në përplasje të hapur me bashkësinë ndërkombëtare.
Po ashtu, së fundmi është duke u diskutuar edhe plani franko-gjerman si një zgjidhje për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi. / Gazeta10