
Kryeministri Albin Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor i cili po mbahet në Kotorr i ka kërkuar Serbisë dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar në Kosovë për ta mbajtur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.
Ai ka bërë një kërkes panelit ku prezent është edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe zëvendësndihmës sekretari amerikan, James O’Brien.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore në rajonin tonë me njohjen janë të domosdoshme për paqe, siguri dhe integrim… Kërkoj nga Serbia që ta dorëzojë Milan Radoiçiqin në Kosovë dhe gjithashtu dhe grupin e tij paramilitar që e kanë vrarë rreshterin tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”.
Kurti pati edhe një porosi për Bashkimin Europian.
“Nëse ka një porosi që dëshiroj t’i bart BE-së nga këtu, kjo është: kontrolloni progresin demokratik dhe reformat e BE-së dhe pastaj bazoni politikat në ato të dhëna.
Për të nxitur integritetin financiar dhe luftuar korrupsionin, Kurti tha se rajoni ynë do të fitojë duke qenë pjesë e autoriteteve të pastrimit të parave në BE.