
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë sonte i ftuar në emisionin “Politiko”, ku për herë të parë pas gjashtë vitesh në pushtet do të përballet drejtpërdrejt në studio me analistë politikë.
Pak orë para transmetimit të emisionit, gazetari dhe moderatori Kushtrim Sadiku foli në emisionin “Adresa” me Arben Ahmeti, duke e cilësuar këtë debat si një moment të veçantë televiziv në kuadër të procesit zgjedhor.
“Ky është një moment shumë i veçantë për televizionin në kuadër të procesit zgjedhor, për arsye se po e hapim serinë e emisioneve me kandidatët për kryeministër. Sot do ta kemi të parin, si nismëtar, z. Albin Kurti në debatin e parë pas shumë viteve me kritikët në studion e Politikos. Po e quaj kështu duke marrë parasysh deklaratat, sidomos të z. Halil Matoshi, por edhe të kolegut gazetar Fidan Rama. Po pritet me entuziazëm dhe me shumë pikëpyetje nga shumëkush, por ne e presim me profesionalizëm si televizion i gazetarëve”, tha Sadiku.
Intervista eksluzive e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti transmetohet sonte direkt në televizionin Kanal10, me fillim nga ora 21:00