
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe nga llogaria e tij në Twitter, për pranimin e propozimit evropian ashtu siç është, pa diskutime të mëtejshme.
Kurti tha se, si ai, edhe pala serbe u dakordua për këtë mirëpo ky i fundit [Vuçiq] nuk nënshkroi pasi s’ishte i gatshëm.
“Sot në Bruksel, të dy u pajtuam me propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania, Franca, Italia dhe ShBA, pa ndryshime. Unë ofrova që ta nënshkruajmë edhe formalisht, por Serbia nuk ishte e gatshme. Negociatat për implementim do të vijojnë shpejtë”, njoftoi Kurti në Twitter.
Në fund, ai ka falënderuar emisarët Borrell dhe Lajçak për takimin e sotëm.
Today in #Brussels we both agreed on the EU Proposal supported by 🇩🇪🇫🇷🇮🇹🇺🇸without changes. I offered to formally sign, but Serbia wasn’t ready. Negotiations on implementation will follow soon.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 27, 2023
I thank EU HRVP @JosepBorrellF & EUSR @MiroslavLajcak for today’s meeting.