Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Në zgjedhjet e reja, kandidatët të mos përballen me frikësime e kërcënime

Gazeta10
06 June 2023 - 0:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me emisarët Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, ka shprehur gatishmërinë “e parezervë dhe mirëbesimin e palëkundur për angazhim intensiv e të përbashkët në shtensionimin e gjendjes dhe normalizimin e marrëdhënieve”.

Kurti ka paralajmëruar sërish zgjedhje të reja në komunat e veriut teksa ka thënë se rruga para është ndalimi i sulmeve nga ekstremistët e dhunshëm e grupet kriminale.

Kurti tha se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistë të dhunshëm dhe grupe kriminale ndaj organeve të sigurisë vendore dhe ndërkombëtare si dhe gazetarëve.

Ai ftoi Brukselin dhe Washingtonin që të bëjnë thirrje për ndalim të dhunës dhe ndjekje penale e ndëshkim të kryerësve të saj..

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore, theksoi kryeministri Kurti. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime. Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, thuhet në njoftimi ne Zyrës së Kryeministrit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.