Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti nesër pritet në Stamboll nga Erdogani

Gazeta10
02 February 2023 - 23:26

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet nesër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Siç shkruan Anadolu, njoftimi është bërë nga drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, ku bëhet e ditur se Kurti do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.

Takimi do të mbahet në Stamboll, ndërsa do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës e Turqisë, por edhe hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshme të bashkëpunimit, thuhet në njoftim, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta10.

Në këtë takim, gjithashtu do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.