Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti nga Berlini: Pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet

Gazeta10
03 November 2022 - 22:06

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nga Gjermania ka shkruar sot për marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Samitit të Berlinit. Teksa edhe ka thënë marrëveshjet duhet të zbatohen, gjithashtu ka theksuar se pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet.

I pari i ekzekutivit gjithashtu ka thënë se Kosova kërkon thellimin e bashkëpunimit, të bashkëpunim të bazuar në respekt reciprok dhe barazi, transmeton Gazeta10.

“Për arritjen e këtyre marrëveshjeve të rëndësishme, falënderova Kancelarin Scholz, për punën e bërë nga qeveria gjermane si dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për angazhimin.

Kosova është partner dhe aktor proaktiv dhe konstruktiv. Andaj theksova se ne kërkojmë bashkëpunim të bazuar në respekt reciprok dhe barazi, e bashkëpunim që promovon rregullat dhe vlerat e BE-së, që mundëson përparimin dhe avancon demokracinë.

Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen dhe pozita e Kosovës në procese rajonale duhet të përmirësohet. Kosova duhet të kryesojë orgnizata rajonale në të cilat është anëtare dhe të jetë nikoqire e tyre.”, ka shkruar ndër të tjera Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.